Deliu-Kodra: Procedimi i Ligjit për Zgjedhje në formë arbitrare, shënon shputën e parë të çizmes diktatoriale

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, ka reaguar në lidhje me zhvillimnet e fundit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

Deliu thotë se kontrabandimi i Ligjit për Zgjedhje dëshmon mosrespektin e partisë në pushtet për vullnetin e qytetarëve.Tutje Deliu thotë se nuk janë kundër lehtësirave për votimin e diasporës por ka theksuar se ky ligj kërkon debat të gjerë publik e politik dhe një konsensus të ndërtuar mbi argumente.

“Procedimi i plotësim-ndryshimit të këtij ligji në këtë formë arbitrare nga partia në pushtet, shënon shputën e parë të çizmës diktatoriale mbi demokracinë përfaqësuese dhe të drejtën qytetare për përfshirje të drejtpërdrejtë në vendimarrje”, shkruan Deliu-Kodra.

Reagimi i plotë:
Kontrabandoimi i Ligjit për Zgjedhje dëshmon mos respektin e partisë në pushtet për vullnetin e qytetarëve.

Natyrisht, se nuk jemi kundër lehtësive për diasporën që të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, sepse ata janë bashkatdhetarë tanë dhe nuk janë pronë e asnjë subjekti politik.Por, Ligji për Zgjedhjet është një ligj fundamental që përcakton zhvillimin demokratik të shoqërisë sonë, të cilin partia në pushtet e zhvleftësoi për një përdorim elektoral.
Cilësia e një ligji mund të burojë nga shumësia e mendimeve dhe ekspertizave, por asnjëherë nga sasia e votimeve mekanike. Ky ligj kërkon debat të gjerë publik e politik dhe një konsensus të ndërtuar mbi argumente.Procedimi i plotësim-ndryshimit të këtij ligji në këtë formë arbitrare nga partia në pushtet, shënon shputën e parë të çizmës diktatoriale mbi demokracinë përfaqësuese dhe të drejtën qytetare për përfshirje të drejtpërdrejtë në vendimarrje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme