Deliu-Kodra s’e pranon kërkimfaljen e Haxhës, Komisioni e fton në raportim

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 10:59 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar mbledhja e Komisionit Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, ku në raportim është thirrur ish-kryetar  i Bordit të drejtorëve të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj, raporton EkonomiaOnline.

Fillimisht aty u diskutua procesverbali i mbledhjes së kaluar ku i pranishëm ishte Shyqiri Haxha e i cili e ka akuzuar deputeten Blerta Deliu-Kodra, se ajo i kishte kërkuar Haxhës të punësonte një familjar të saj.

Deliu-Kodra tha se ajo u akuzua pa të drejtë dhe kërkoi nga komisioni që të kërkojë përgjegjësi nga dëshmitarët që nënshkruajnë deklaratën nën betim.

“Jam akuzuar pa të drejtë në dhënien e deklaratës nën betim. Unë kërkoj nga komisioni që të kërkojnë përgjegjësi për deklaratat që jepen nën betim”, tha Deliu.

Ndërsa, deputeti Milaim Zeka tha se Haxha i ka kërkuar falje Blerta Deliut nëpërmes tij, pasi që ai e kishte ngatërruar Deliu-Kodrën më dikë tjetër.

“Unë e kam taku Shyqri Haxhën ai nëpërmjet meje i ka kërkuar falje zonjës Deliu pasi që ai e ka ngatërrua Blertën me dikon tjetër”, tha Zeka.

“Duhet edhe njëherë që në plotni ta intervistojmë z.Haxha e sidomos pas deklaratave që i ka dhënë ai në kohën e fundit”, tha Visar Ymeri.

Të ngjashme