Deliu-Kodra takoi ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu – Kodra, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.  

Ambasadorja Kapitanoviq falënderoi kryetaren Deliu – Kodra për bashkëpunimin, gjatë kohës sa ajo ishte në krye të misionit diplomatik të Kroacisë në Prishtinë.

Kryetarja Blerta Deliu – Kodra, nga ana e saj, falënderoi gjithashtu diplomaten kroate për bashkëpunimin dhe mbështetjen e saj e të shtetit kroat për Kosovën, në procesin e integrimit evropian dhe në fushat e tjera.

Ajo e njohu ambasadoren Kapitanoviq për hapat që vendi ynë ndërmarrë në procesin e integrimit evropian, si dhe për sfidat me të cilat përballet aktualisht.

Kryetarja Deliu-Kodra i uroi ambasadores Kapitanoviq suksese në detyrat e saj të reja, pas përfundimit të misionit në Kosovë, si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen. 

Të ngjashme