Demaj dhe Pfandler flasin për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Austrisë

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 15:25 | Nga

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, ka pritur në një takim, ambasadorin e Austrisë në Republikën e Kosovës, Gernot Pfandler.

Në kuadër të këtij takimi, Ministri Demaj ka vlerësuar lart bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të dyja vendeve në nivelin dy-palësh dhe shumë-palësh si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa-rezervë të shtetit austriak karshi Republikës së Kosovës në procesin e shtet-ndërtimit si dhe anëtarësimit të saj në nisma rajonale dhe ndërkombëtare, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe mbi konstruktivitetin e Kosovës në Samitin e Trieshtes; pjekurinë e dëshmuar të vendit tonë në bashkëpunimin rajonal; nevojën për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare; synimin për rritjen e bashkëpunimit dy-palësh me shtimin e marrëveshjeve të reja; si dhe për përkrahjen e studentëve të Republikës së Kosovës në seminaret e rregullta në Austri.

Të ngjashme