Demaliaj: Coronavirusi po keqpërdoret politikisht

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Në seancën ku po flitet për menaxhimin e pandemisë Covid-19, ka folur edhe deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, i cili ka thënë se me pandeminë nuk duhet të bëhet politikë, që sipas tij po ndodh aktualisht.

Ai për këtë ka kritikuar kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe deputetët e VV-së.

“Deputetët e VV-së thonë e rrëzuan Qeverinë ma të mirë. Juve ju duket ashtu. Unë nuk ju shoh opozitë ilegale, sikur që ju i thoni kësaj qeverie ilegale”.

Në 24 orët e fundit, Demaliaj ka thënë se Covid-19 është shndërruar në çështje politike duke përmendur edhe deklaratën e Zemajt, i cili kishte thënë se s’ka gjetur një plan kundër pandemisë nga Qeveria paraprake.

“24 orët e fundit është Covid politik. Ishte tmerruese deklarata e Zemajt kur thotë se nuk ka gjetur asnjë plan kundër Covid-19 në ministri nga qeveria e kaluara. Si qytetar nuk kam gjetur asnjë maskë në kohën e Kurtit. As në barnatore as kërkund. Sot duhet ta sjellim ligjin në Kuvend, kryetare. Nuk duhet të bëjmë politikë tani. Pandemia të gjithëve është kah na vret. Kemi kolegë të infektuar, e ne s’kemi bërë test”.

Për këtë i është kundërpërgjigjur edhe Osmani që tha se inicimin e projektligjit anti-Covid nuk e ka nisur me aryse politike, por duke tentuar të ndihmojë në luftën kundër pandemisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme