Demaliaj e quan “spec” deputetin e VV’së

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Pas fjalës së deputetit të AAK’së, Shkumbin Demaliaj, i cili akuzoi kryeministrin Albin Kurti për ndryshim qëndrimesh e për heqje të tarifës ndaj Serbisë, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, tha se askush nuk u beson më pushtetarëve të deritanishëm.

Basha i tha Demaliajt se duhet të mburret që e ka Albin Kurtin kryeministër, ndërsa tha se më askush s’u beson atyre që “rrejtën” për 20 vjet.

Tutje Demaliaj tha se në fjalimin e tij pyetjet ia ka drejtuar kryeministrit Kurti e jo atyre që ia bëjnë këshilltarin e avokatin kryeministrit.

“Për me u marrë me çështje të fëmijëve, e kuptoj, por me u marrë me kërcënime, unë këtë nuk e kuptoj, po kërcënon “mshelne gojën”, etj… Nuk mendojmë gjithkush është ideal. Ai që ka këso specash këshilltarë e avokatë, unë Albin Kurtit ia kam lyp atë përgjigje”, ka thënë Demaliaj. 

Të ngjashme