Demaliaj: Haradinaj ka pranuar se e ka takuar Radojiçiqin – ka bashkëpunuar rreth koalicionit

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka thënë se Qeveria që drejton Kryeministri Ramush Haradinaj nuk mund të thuhet se është e dobët.

“S’ka arsye të thuhet kjo sepse volumi i punëve që kanë ngec për një dekadë e gjysmë, për 15 muaj janë përfunduar”, ka thënë Demaliaj, njofton Klan Kosova.

“E dimë si e ka gjet energjinë në vend – një kaos energjetik. E dini vendimi për ushtrinë, dy kryeministra e kanë sjell në Kuvend, por Haradinaj e ka përfunduar. Është ndërprerë çdo formë e dialogimit me Serbinë që shkon në dëm të Kosovës. Edhe në aspektin ekonomik qëndrojmë më mirë”.

Demaliaj në Info Magazine iu ka kundërpërgjigjur Bajram Gecajt të LDK-së, duke i thënë se kryetari i subjektit pjesë e së cilit është ai, ka takuar në të kaluarën shumë politikanë të profilit të Milan Radojiçiqit të Listës Serbe, me të cilin ka thënë se Haradinaj ka zhvilluar negociata.

“Te takimet, vetëm një gjë dua ta them, me sa “Radojiciqin” është takuar Isa Mustafa… prej se merret me politikë. Ka qenë pjesë e Qeverisë së Rrahman Morinës. Është ish udhëheqës komunist. Haradinaj me Radojiçiq ka  bashkëpunuar për arritjen e një koalicioni. I ka bërë publike këto takime. T’i thuhet dikujt kryekriminel pa e vendos gjykata sipas juridiksionit sa e njoh unë nuk mundet”.

Të ngjashme