Demaliaj i AAK-së: Kam libra sa krejt deputetët e Vetëvendosjes

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj ka thënë se ka libra më shumë se krejt deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje së bashku, shkruan Gazeta Metro.

Demaliaj po thotë se e ka një minibibliotekë tek shtëpia e tij sa bën sa krejt deputetët e Lëvizjes libra së bashku.

“E kam një minibibliotekë te shtëpia, sa krejt deputetët e Vetëvendosjes mendoj se kam libra. Krejt veprat e Naim Frashërit, të periudhës së komunizmit në Shqipëri, vepra filozofike etj”, ka thënë Demaliaj, derisa shton se poezia që ia lexoi Kurtit në Kuvend ishte e mirë për sarkazëm.

Sipas tij ulja e pagave nga Albin Kurti është akt popullist nga qeveria e tanishme.

Ai thotë Kurti jo që s’do ta marrë pagën e parë me rritje, por do ta marrë edhe të dytën, duke shtuar se një gjë të tillë ia përcakton ligji.

Të ngjashme