Demaliaj: Kurti po e mban taksën për inatin që askush nuk po e fton në dialog

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 18:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

 Deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të tregojë raportet e tij me Presidentin Hashim Thaçi. Madje sipas tij, Kurti po e mban taksën për inate të Bashkësisë Ndërkombëtare meqë askush nuk po e fton në dialog. Ai e ka pyetur kryeministrin Kurti se ku e ka platformën për dialogun, raporton Ekonomia Online. Demaliaj ka thënë se Kurti po mashtron.

” Albin Kurti nuk po ju tregon se kush është dhe nuk po ju tregon se po mashtron. Nuk po ju tregon raportet me Thaçin dhe nuk po tregon raportet me SHBA-në. Kurti duhet të tregojë se ku e ka platformën për dialogun,  që nuk e ka aspak mirë. Nuk po flet askush me të nga Bashkësia Ndërkombëtare. Nuk e ka pasur presionin ish-kryeministri  Haradinaj siç e ka tani kryeministri Kurti. Sepse Kurti është deklaruar se do ta heq taksën. Kurti taksën po e mban për inati të BE-së sepse askush nuk po e fton në dialog Kurtin”, ka thënë Demaliaj.

Të ngjashme