Demaliaj për Vetëvendosjen: Kështu është kur me vonesë e njihni Kosovën e flamurin

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se Qeveria Kurti ka shkelur Kushtetutën me vendimin për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, shkruan Gazeta Metro.

Demaliaj ka thënë se kështu ndodhë kur me vonesë dikush fillon ta njohë Republikën, Flamurin, parimet dhe rregullat e funksionimit të saj.

Ai po thotë se kur po dëgjon politikanët e Vetëvendosjes duke interpretuar Kushtetutën, por se nuk po e gjejnë veten askund.

“Ani kur po i dëgjoj politikanët e lëvizjes vetëvendosje duke interpretuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës..!! U kënaqen duke qarkulluar nëpër Nene të saj, por, nuk po e gjejnë veten askund..!!Kështu është kur me vonesë dikush fillon ta njohë Republikën, Flamurin , Parimet dhe Rregullat e funksionomit të saj..!!Kohë pandemike por gjithnjë duke i respektuar instruksionet e Institutit të shëndetësisë së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme