Demaliaj: Qeveria lejon rritjen e deveve dhe prodhimin e aeroplanëve, por ndalon rregullimin e rrugëve e kanalizimeve

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka renditur disa prej veprimtareve të lejuara të Qeverisë së Kosovës gjatë periudhës pandemike, përkundër se duken abstrakte, meqë shumica e këtyre veprimtarive nuk kanë ndodhur kurrë në Kosovë e aq më pak të ndodhin tani.

Demaliaj, ka thënë se përderisa Qeveria ka vendosur të lejohen veprimtari si peshkimi në det të hapur, rritja e deveve, prodhimi i lokomotivave, aeroplanëve dhe anijve kozmike, e ka ndaluar ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve, shkollave, ambulancave dhe shumë veprimtarëve të tjera esenciale për qytetarët e Kosovës.

Reagimi i potë i deputetit:

Në bazë të listës së veprimtarive të lejuara dhe të ndaluara, qeveria e Kosovës ka vendosur si në vijim: Lejohet: 1. Nxjerrja e naftës 2. Peshkimi në det të hapur 3. Rritja e deveve 4. Prodhimi i armëve 5. Prodhimi i aeroplanëve dhe anijeve kozmike 6. Prodhimi i lokomotivave Ndërsa, ndalohet ndërtimi i rrugëve, kanalizimeve, shkollave, ambulancave, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme