Demarkacioni nuk votohet sonte?

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 20:26 | Nga

Edhe pse ishte paralajmëruar se sot do të votohet Demarkacioni me Malin e Zi një gjë e tillë nuk ka gjasa që të ndodhë sot.

Kjo pasi që koalicioni nuk i ka 80 votat e duhura për demarkacionin.

Deputeti Milaim Zeka nga Nisma ka thënë se sonte nuk ka votim të projektligjit të Demarkacionit, transmeton Gazeta Metro.

Sëmundja e deputetit të LDK-së Ramiz Kelmendi u ka prishur punë koalicionit qeveritar dhe LDK-së, edhe pse u tha se ishin shumë afër sigurimit të votave.

Seanca ka filluar në orën 16:00 dhe debate ende po vazhdon, ndërsa pritet që të flasin edhe 27 deputetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme