Demhasaj: Rrëzimi i qeverisë nga LDK nuk është dashur të ndodhte për shkak të pandemisë

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik dhe drejtori ekzekutiv i organizatës jo-qeveritare “Çohu” Arton Demhasaj, ka folur për gjendjen politike në Kosovë pas rënies së Qeverisë Kurti.

Demhasaj në Info Magazine në Klan Kosova tha se qeveria ka rënë për shkak të përçarjes së koalicionit në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Demokratike të Kosovës.

“Arsyeja pse ka ra qeveria është se është përçarë koalicioni. Faji është e dyanshme nuk mund ti lehet vetëm Vetëvendosjes. Është ra edhe për shkak të Amerikës për shkak se ky koalicion ësht ditur se është qeveria e dialogut. Është dashur të sqarohen tre pikat: Taksa, reciprociteti dhe dialogu “.

Ai theksoi se Vetëvendosje mund ta vonojë dërgimin e emrit të ri për mandatarin sepse nuk ka afat kushtetues.

“Presdenti e ka dërguar lëtrën tek Vetëvendosja për të dhënë edhe një emër për mandatarin e qeverisë për shkak se ashtu parashihet edhe me kushtetutë. Me këtë rast po ashtu edhe sipas Kushtetutës nuk parashihet një afat deri kur Vetëvendosje duhet të përgjigjet. Prandaj edhe Vetëvendosje mund të vonojë në dërgimin e emrit të mandatarit “.

Sipas rrëzimi i qeverisë nga Lidhja Demokratike nuk është dashur të ndodhte në këtë kohë për shkak të pandemisë me Covid-19.

“Ka përgjegjësi edhe LDK-ja për shkak se nuk është dashur që të iniciohet mocioni në këtë moment. Edhe ne si shoqëri civile kemi kërkuar që kjo të shtyhet për shkak se kushdo që i bën 61 vota mund ta rrëzoi qeverinë”.

Demhasaj shtoi se kur një qeverie i merret mandati me mocionin e mosbesimit presidenti ka të drejtë të shpall drejtpërdrejt zgjedhjet.

“Presidenti nuk ka rol aktiv në krijimin e institucioneve, ai ka vetëm rol formal. Ai vetëm mandaton një kandidat dhe prej aty Një qeverie kur ti merret mandati  presidenti mund ta shpall zgjedhjet menjëherë”.

Ai ndër të tjera tha se qeveritë e tjera është dashur të shfrytëzojnë pozicionin kundërshtues për Planin e Ahtisaarit për të nxjerr marrëveshje sa më të mira me Serbinë.

“Qëndrimet e VV-së që ishin kundër Planit të Ahtisarit janë publike. Ata kanë protestuar. Secila Qeveri ka qenë gabim sepse nuk e ka përdorë forcën kundërshtuese të Vetëvendosjes për ta nxjerrë marrëveshje më të mira me Serbinë “.

“Nëse LDK e ka parë si forcë kundërshtuese ndaj Amerikës, pse LDK ka përfunduar në një Qeveri me Vetëvendosjen. Këto ishte dashur të sqarohen të gjitha këtyre dyshime. Me sa e di unë edhe LDK ka qenë dakord që masa e taksës duhet të zëvendësohet me reciprocitetin “.

“Vetëvendosja e ka të drejtë që me e bllokuar emrin e mandatarit për shkak se ajo kërkon të shkohet në zgjedhje. Lëvizja Vetëvendosje mund të kërkoj interpretim të Kushtetutës nëse formohet koalicioni LDK-AAK-Nisma lidhur me kryeparlamentarin. Nëse Gjykata Kushtetuese sjell vendim pozitiv kryetari i Kuvendit i takon Vetëvendosjes”.

Të ngjashme