Demhasaj: VV-ja mund t’i refuzojë thirrjet e presidentit dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 14:01 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës ka deklaruar se të hënën do t’i ftojë partitë politike për të dhënë propozimet e tyre, derisa tha se kërkon Qeveri gjithëpërfshirëse, duke eliminuar zgjedhjet dhe shpërbërjen e Kuvendit, për shkak të situatës nga Coronavirusi në të cilën po kalon vendi dhe e gjithë botë.

Këtë takim vlerësohet se mund ta refuzoj Lëvizja Vetëvendosje e ta dërgoj vendin në zgjedhje të parakohshme si dhe ta bëjë shpërbërjen e Kuvendit.

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj i tha për Ekonomia Online se presidenti ka të drejtë kushtetuese të nominojë mandatarin tjetër për kryeministër nga Vetëvendosje e ta formojë Qeverinë brenda 15 ditësh.

“Në bazë të kushtetutës mundësia është që presidenti edhe njëherë pas propozimeve politike, mandatin e qeverisë të kaloj të Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka të drejtë të dërgoj emrin e mandatarit për kryeministër e që pas dërgimit brenda 15 ditësh ta formojë qeverinë dhe ta kërkojë votëbesimin e Kuvendit”.

“Nëse VV-ja nuk dëshiron me provua krijimin e Qeverisë, atëherë në bazë të aktvendimit të gjykatës, presidenti ka të drejtë që mandatin pastaj me kalua të një parti tjetër e cila dëshmon që ka shumicën në Kuvend për krijimin e qeverisë”, u shpreh Demhasaj.

Por, nëse nominimi për mandatar refuzohet nga Vetëvendosje dhe nuk e dërgon as në takimin e dytë, atëherë sipas Demhasajt LDK-ja mund ta formojë Qeverinë me opozitën dhe minoritetet.

“VV e ka një mundësi se nëse dëshiron që vendin me dërgua në zgjedhje të parakohshme mundet të mos e dërgoj emrin për kryeministër, e as të marrë pjesë në takimet me presidentin, pasi nuk ka një afat kushtetues. E në një situatë të tillë, nëse VV-ja refuzon për herën e dytë, presidenti nuk ka alternativë tjetër përveç se të kërkoj zgjedhje të parakohshme dhe ta shpërbëjë Kuvendin”.

“Presidenti është i obliguar të kërkoj nga vv një emër tjetër për nominim për kryeministër, e pastaj VV duhet të krijojë një shumicë të nevojshme për një Qeveri të re, nëse dështon, atëherë alternativa tjetër mbetet LDK së bashku me AAK dhe NISMA dhe minoritetet të krijojë një Qeveri të nevojshme”, ka thënë  Demhasaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme