Demi komenton situatën e re në dialog pas aktakuzës ndaj Thaçit: Çfarë përmbysje e tmerrshme

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Agron Demi, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi, ka komentuar situatën e re në dialogun Kosovë-Serbi.

Duke e quajtur përmbysje të tmerrshme, Demi ka thënë se “tash në negociata, në emër të viktimave negocion Thaçi me aktakuzë për krime, kurse në emër të ushtruesve të gjenocidit negocion ‘pacifisti’ Vuçiq”.

“Çfarë përmbysje e tmerrshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë, si të akuzuar për afërsisht 100 vrasje.

Njoftimi i Speciales vjen vetëm tri ditë para takimit të planifikuar në Washington për dialogun me Serbinë, të ftuar nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Të ngjashme