Demiri shpërndanë fotografi nga ceremonia e hapjes së ambasadës në Jerusalem

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka shpërndarë disa fotografi të ceremonisë së përurimit të ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Së bashku me zyrtarë të Ministrisë se Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit dhe miq të Kosovës në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem”, ka përshkruar Demiri fotografitë e postuara.

Me 14 mars Kosova zyrtarisht ka njoftuar për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Ky veprim solli reagimin e BE-së, Turqisë dhe disa shteteve arabe, ndërkohë që është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme