Demolli: Besojmë se Thaçi është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 16:29 | Nga

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli në një intervistë për lajmi.net ka thënë se beson që presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka bashkërenditur veprimet me partnerët ndërkombëtar për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka shprehur bindjen se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët tjerë nuk do të luhaten pas veprimeve të fundit të institucioneve të Kosovës. Më tej, Demolli ka thënë se Ministria që ai drejton ka punuar shumë për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, prandaj ka thënë se do e mbështet edhe ndryshimin e ligjit përmes të cilit FSK merr mision ushtarak.

Në këtë intervistë, Demolli ka sqaruar edhe procedurat deri në miratimin e ligjit për FSK-së. Ai nuk ka dhënë ndonjë afat kohor, por ka thënë se fillimisht ligji duhet të shqyrtohet nga tri Ministritë përkatëse, pastaj duhet të miratohet nga Qeveria në mënyrë që të procedohet në Kuvend, ku pas shqyrtimit në komisionit përkatëse mundë të del në seancë për miratim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme