Demolli-Nimani: Nga një “shkapje” që është proklamuar, kemi kapje nga personat e tjerë

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Enver Bujari, Krenare Sogojeva – Dërmaku dhe Edon Myftari, janë tre kandidatët që kanë marrë më së shumti vota nga Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës.

Këta tre emra do të votohen të premtën në një seancë plenare dhe ai ose ajo që merr më së shumti vota do të bëhet Komisioner për Informim dhe Privatësi në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Por, nga shoqëria civile është bërë thirrje që të anulohet ky proces pasi ka pasur parregullsi për një kohë të gjatë.

Megi Demolli-Nimani, tha se asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket ecurisë së këtij konkursi.

Demolli – Nimani, tha në Info Magazine në Klan Kosova se janë ndërruar rolet nga opozita në pozitë dhe nga ata që është proklamuar “shkapja” po ndodh kapja nga personat e tjerë.

“Në fakt nuk po dallon asgjë. Kemi ndërrim pozicionesh ga opozita në pozitë dhe nga një “shkapje” që është proklamuar se do të ndodhë kemi një kapje nga personat e tjerë”.

“Po dallon nga proceset e kaluar sepse me organizata e tjera dhe aktivistët e tjerë të shoqërisë civile po e monitorojmë për herën e katërt dhe për dallim nga tre herat e kaluara kur edhe ekspertët britanikë kanë ndihmuar në rekrutim, sepse kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin edhe njëherë një procedurë të tillë pasi që deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pasur që ta zgjedhin komisionerin edhe herave të kaluara por për shkak të mungesës së konsensusit politik nuk kanë arritur sepse nevojiten 61 vota”.

Të ngjashme