Deniza Gashi, kryetare e Forumit të Gruas në Klinë

Klinë | 26 Dhj 2016 | 17:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor të partisë, Forumi i Gruas i Aleancës Kosova e Re, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit të degës në Klinë.

Punimet e këtij Kuvendi i hapi koordinatori i degës së AKR-së në Klinë, Avni Gashi, i cili në paraqitjen e tij para grave vlerësoi lart kontributin e tyre në fuqizimin e partisë në Klinë.

Kuvendin në emër të Presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e pershendeti koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili duke i falënderuar gratë për angazhimin, tha se me AKR-në ato do të jenë çdo herë pjesë e vendimmarrjes dhe proceseve të rendësishme të shtetndertimit.

Kuvendin e përshëndeti edhe koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR, Mirlindë Gashi, e cila foli për të drejtat e grave, duke i motivuar ato që të ngritin zërin ndaj padrejtësive dhe të kërkojnë të drejta të barabarta dhe jetë dinjitoze.

Më pas, Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas në degën e AKR-së në Klinë është zgjedhur Deniza Gashi.

Kuvendi në vazhdim ka zgjedhur edhe strukturat tjera udhëheqëse të Forumit të degës me nënkryetaret Ariana Beqiraj dhe Diturie Beqiraj, sekretare Donjeta Morina si dhe kryesinë e prej 11 anëtareve.

Image may contain: 10 people, wedding and indoor

Të ngjashme