Dënohet PDK-ja për shkak të posterit të Enver Hoxhajt

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 12:40 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë edhe një dënim për shkak të posterit të Enver Hoxhajt, i cili ishte vendosur në Kinemanë “Lumbardhi” në Prizren.

Deri më tani për shkak të shkeljeve të rregullave zgjedhore, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar 88 mijë e 500 euro për partitë politike në vend.

“DnV sot ka pranuar edhe 26 vendime të reja nga PZAP lidhur me ankesat tona për vendosje të materialeve të subjekteve politike dhe të kandidatëve të tyre në hapësira publike, gjë që është e ndaluar me ligj”, ka shkruar Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës.

“Ndër të tjera, përfshihet edhe vendimi për vendosjen e posterit në Kinemanë “Lumbardhi” në Prizren, institucion ky i kulturës”.

“PZAP ka pranuar si të bazuar ankesën tonë dhe ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 3,200 Euro. PZAP ka marrë si rrethanë lehtësuese tërheqjen e posterit nga subjekti politik brenda afatit të caktuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme