Deputetë e opozitës thonë se Kurti e ministrat kanë dështuar, kërkojnë llogari e transparencë

Prishtinë | 25 Sht 2022 | 08:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputet e opozitës po vlerësojnë se Qeveria ka dështuar në të gjitha dikasteret, duke e konsideruar shumë pasive e jo transparente me qytetarët e Kuvendin.  

Deputeti i Partisë Demokartike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Kosovën po e pret një dimër mjaft i vështirë me ngritje të çmimeve reduktime të mëdha të rrymës.

Nëse flitet për punën e ministrave, Beqa tha se shumica e ministrave kanë dështuar, duke shtuar se më pak se 10% të buxhetit të ministrive është realizuar.

“Realisht vetëm nëse shohim problemin me energjinë, çmimet e rrymës. Ne nuk kemi arritur të kemi parakontratë që të furnizojmë Kosovën me energji tash kur po hyjmë në dimër e shoh një vit të vështirë për qytetarë sepse megavati ka shkuar deri 1 000 euro kurse mundësitë buxhetore janë të vogla dhe do të kemi reduktime të mëdha. Për shkak të ftohtit edhe nëse hapen shkollat ekziston mundësia pas dy muajve të mbyllen prapë”.

“Nëse flasim për punën e ministrave mund të pyesim sa përqind është realizuar buxheti i Kosovës dhe shpenzuar. Ne kemi më pak se 10% të realizimit të buxhetit nga ministrat. Kemi dështim total të shumicës së ministrave. Kemi skandale të njëpasnjëshme në diplomaci nuk kemi asnjë njohje të re. Nuk kemi transparencë në dialog. Qeveria është shumë pasive dhe mendoj që duhet të jetë më transparente edhe për qytetarë dhe Kuvendin”, tha Beqa.

Deputetja e Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj përmendi mospunët e dikastereve të caktuara, ku sipas saj, kryeministri Albin Kurti po merret edhe me menaxhimin e sektorit të shëndetësisë, ani pse ka një ministër.

“Ne kemi dështime të njëpasnjëshme të dikastereve të caktuar dhe tash paramendoni z.Kurti detyrohet të bëhet kryetari i një komisioni ekzekutiv për menaxhimin e shëndetësisë. Z.Kurti ka aq tepër punë dhe detyra sa nuk e di si do t’i lejohet dhe do të ketë kohë të merret edhe menaxhimin e shëndetësisë përderisa shëndetësia ka një ministër dhe atëherë z.Kurti e ka vetëshpallur vetën edhe si ministër i shëndetësisë pos detyrës së kryeministrit që po e bënë. Unë nuk e di si do të ketë sukses pasi që në QKUK ka vendosur një mjeke e cila nuk ka përvojë menaxheriale, ndërsa në konkurse që bëhen minimumi që të jetë në krye të një dikasteri kërkohen minimum 4 vite menaxheriale në sektorin e shëndetësisë, ndërkaq si mundet me u rregulluar shëndetësia me një person i cili nuk ka as një ditë përvojë menaxheriale, prej një mjeku bëhet menjëherë menaxher”.

“Të mos flasim edhe për dështimet që ka bërë në dikasteret e tjerë. Ne nuk e shohim qe ka pasur mundësi me bë punë të mira dhe të mëdha. Meqenëse ka shumicën e numrave në Kuvend nuk kemi pa që ka bërë ndonjë punë të mirë të kësaj Qeverie. Me marrjen e një mandati qeverisës gjithmonë i lihet hapësirë një Qeverie tre muaj qeverisje në mënyrë që t’i riparon ose të akomodohet në poste ministrore derisa të mësohet me menaxhim dhe nuk lejohet që të kritikohen”.

Sipas saj, qytetarët kanë pritur menaxhim të mirë ndërsa nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim, duke shtuar se nuk mund të gjendet as edhe një sukses i kësja Qeverie, raporton EO.

“Gjithmonë ne si deputet në tremujorin e parë të secilës Qeverisje nuk e praktikojmë as ministrat me i ngulfat me pyetje parlamentare ose ka tema të cilat ballafaqohen , është e pakuptueshme, kur kalon tre mujori nuk lejohet me u thirr më në dështimet e Qeverive të kaluara, megjithatë nuk krahasohen viti 2023 me vitin 1999 kur Kosova ka qenë e shkatërruat dhe tash çdo vit kemi infrastrukture të mirë, i kanë marrë institucionet e gatshme dhe kanë pas mundësinë me performuar mirë”.

“Qytetarët kanë pritur prej menaxhimit të mirë të dikastereve ndërsa nuk ka. Nuk munden pas 1 viti e gjysmë qeverisje me u thirr në dështimet e qeverive të kaluara. Tash duhesh me raportuar në baza tre mujore, gjashtë mujore, një vjeçare për sukseset e kësaj Qeverie që në fakt nuk mundemi me thënë që kemi ndonjë sukses”, tha Kadriaj.

Të ngjashme