Deputetët do të monitorojnë zbatimin e ligjeve, formohen grupet punuese

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 13:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë ka formuar tri grupe punuese për monitorimin e ligjeve, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e këtij Komisioni, Fitore Pacolli tha se është e paraparë që të monitorohen: Ligji për ujërat; Ligji për pasurimin e miellit dhe Ligji për Pyjet.

Pacolli kërkoi që të punohet më shumë në këtë drejtim.

Deputetët vendosën që pjesë e grupit monitorues për Ligjin për Ujërat të jenë: Milazim Salilaj dhe Fitore Pacolli.

Te Ligjin për pasurimin e miellit: Fitore Pacolli dhe Besian Mustafa. Kurse Ligjin për Pyjet do ta monitorojnë Salih Zyba, Ekrem Mustafa dhe Fadil Nura.

Lexo më shumë:

Të ngjashme