Deputetët e AAK-së presin në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e AAK-së presin në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë, József Bencze – E falënderojnë për mbështetjen e vazhdueshme që Hungaria i jep Kosovës.


Sot, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, . Daut Haradinaj, i shoqëruar nga deputetet, znj. Time Kadrijaj dhe Teuta Haxhiu kanë pritur në takim ambasadorin e sapo emëruar të Republikës së Hungarisë, József Bencze.

Në këtë takim të frytshëm dhe miqësor, Haradinaj me ambasadorin Bencze trajtuan temat e bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Poashtu, temë e veçante në këtë takim ishte ratifikimi i marrëveshjes financiare mes Kosovës dhe Hungarisë për bashkëpunim financiar, ku Hungaria i jep Kosovës një hua të butë për investime infrastrukturore. Nga ambasadori Bencze, deputetët e AAK-së kërkuan ndihmën e shtetit Hungarez në procesin e liberalizimit të vizave. 


Haradinaj shprehi mirënjohjen ndaj ambasadorit Bencze për ndihmën e deritanishme që shteti Hungarez i jep Kosovës në aspektin politik, ekonomik, kulturor, si dhe për ndihmën që i jep studentëve kosovarë duke i ofruar bursa studimi në Hungari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme