Deputetët nga komunitetet i shkruajnë Haradinajt për bojkotin e Listës Serbe

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 13:40 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka miratuar Projektligjin për Qasje në Dokumentet Publike, raporton Ekonomia Online.

Komisioni u pajtua që kryeministrit, Ramush Haradinaj t’i dërgohet një letër nga komisioni dhe të kërkojnë përgjigje se kujt t’i drejtohen për përgjegjësit që i takojnë minsitrisë për Kthim dhe Komunitetet.

Në komision po ashtu u dakorduan që me pasë datës t’i bëhet ftesë ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa të raportoj në lidhje me punësimin e përfaqësueseve të komuniteteve jo shumicë.

Deputeti Veton Berisha tha se Ministria për Komunitete dhe Kthim është e bllokuar dhe ka shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve, por askush nuk po jep përgjigje dhe nuk po gjen zgjidhje për çështjet e caktuara.

“Është një dikaster që ka rëndësi për çështjet që na preokupojnë e sidomos në çështjen e kthimit akoma ka refugjatë që presin çdo ditë e askush nuk merret me ta”, tha Berisha.

Deputetja, nga Grupi Parlamentar 6+, Duda Balje tha se kërkon që edhe Ministria për Komunitete dhe Kthim të komunikoj me këtë komision sepse as ministri dhe as zëvendësit e tyre nuk po japin përgjegjësi.

“Ne nuk po mundemi me ra në kontakt me ta ata duhet të bëjnë lajm nëse ministri nuk është në punë, por dikush mundet me kontaktuar me marrë informata sepse jemi nga komunitete të ndryshme dhe kemi të drejtë të marrim përgjigje, ka zëvendësministra, nëse ministri nuk është aktiv ka persona të tjerë”, tha Balje.

Deputeti, Danush Ademi, nga Grupi Parlamentar 6+, tha se për shkak të bojkotit të Listës Serbe nuk duhet komunitetet e tjera të pësojnë.

“Për shkak të bojkoteve komunitetet e tjera po pësojnë, ministria e kthimit nuk merr fare përgjegjësi, zëvendësit e tyre janë vetëm të marrin paga dhe nuk kryejnë asnjë përgjegjësi tjetër”, tha ai.

Të ngjashme