Deputetët e LDK-së në takimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, Vjosa Osmani, Armend Zemaj dhe Arben Gashi të cilët po marrin pjesë në takimin e 6-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë (KPSA) në Strasbourg, kanë takuar sot deputetë të Parlamentit Evropian.

Në këto takime, deputetët diskutuan rreth një sërë çështjesh të rëndësishme, pikëpamjet për relacionin në mes të Kosovës dhe BE-së, dialogun Kosovë-Serbi, si dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Gjithashtu, deputetët e LDK-së, theksuan qëndrimin e grupit sa përket çështjes së dialogut, ku Kosova e Serbia trajtohen si dy shtete te barabarta, i cili dialog duhet të rezultojë me një marrëveshje ku Republika e Kosovës njihet në kufijtë e saj aktual.

Po ashtu, diskutuan rreth procesit të transformimit të FSK-së në ushtri, si dhe kërkuan mbështetje nga shtetet anëtare për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme