Deputetët e LDK-së takojnë deputetin e Bundestagut, Manuel Sarrazi

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 10:17 | Nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK- së Avdullah Hoti së bashku me deputeten Vjosa Osmani ,pritën në takim një delegacion të Bundestagut gjerman të kryesuar nga deputeti Manuel Sarrazi.

Në takim u diskutua lidhur me situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për funksionimin e Kuvendit të Kosovës si dhe për proceset e rëndësishme politike nëpër të cilat po kalon vendi .

Gjatë këtij takimi, z. Hoti falënderoi z. Sarrazi për mbështetjen e deritanishëm të Bundestagut Gjerman si dhe për përpjekjen e vazhdueshme të Gjermanisë për ta ndihmuar vendin në procesin e integrimit evropian.

Ndërkaq z. Sarrazi vlerësoi lartë kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë gjithë procesit të shtet ndërtimit si dhe konfirmoi mbështetjen e Bundestagut por edhe të Gjermanisë për proceset e ardhshme që e presin vendin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme