Deputetët e ministrat serb bojkotuan seancën e shënimit të Epopesë së UÇK-së

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Në 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të veçantë.

Por, ministrat e komunitetit serbë nuk i janë përgjigjur ftesës për të qenë pjesë e kësaj seance.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, dhe ministri për Zhvillim Rajonal, Ivan Millojeviq, nuk janë duke marrë pjesë në kujtimin e Epopesë së UÇK-së.

Po ashtu, as deputetët serbë nuk janë parë në këtë seancë.

Të ngjashme