Deputetët e PDK-së dhe AAK-së bllokojnë sërish foltoren

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e PDK-së dhe AAK-së kanë bllokuar sërish foltoren. Deputeti i opozitës, Bekim Haxhiu, ia ndali mikrofonin deputetit të mazhorancës, Haxhi Avdyli, raporton Ekonomia Online.

PDK-ja këmbëngul se pa takim me veteranët, nuk do të ketë seanca normale.

Kurti premtoi që nesër do t’i takojë veteranët, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet e seancës së sotme gjatë kohës kur në oborrin e Kuvendit janë duke protestuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme