Deputetët e përjashtuar të VV-së janë në sallën e Kuvendit

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 15:26 | Nga Donika Osmani

Deputetët e VV-së Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Drita Millaku dhe Sali Zyba që janë përjashtuar nga vazhdimi i seancës për demarkacionin janë duke qëndruar në sallën e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të përjashtojë nga vazhdimi i seancës për demarkacionin pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët hedhën gazin lotsjellës në dy rastet kur u tentua të votohet demarkacioni.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka njoftuar për përjashtimin e deputetëve në një konferencë për media në të cilën ka thënë se nuk do të lejohet që të ketë pengesa për të votuar demarkacionin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme