Deputetët e rinj të gatshëm të fillojnë punën, thonë se legjislatura e shtatë do të sjellë ndryshime

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 12:49 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur diskutim publik “Kuvendi në sytë e të rinjve: Sfidat që duhet të adresohen nga legjislatura e VII-të”, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, njoftoj se janë duke punuar në zgjerimin e monitorimit në legjislaturën e shtatë.

Siç tha ai, përmes kësaj do të ketë mundësi për vendimmarrje dhe legjislacion të duhur.

“KDI-ja po punon për të pasur një legjislacion dhe vendimmarrje të duhur në legjislaturën e shtatë. Po punojmë në zgjerimin e monitorimit për këtë vit”, tha ai.

Deputetja nga radhët e PDK-së në legjislaturën e shtatë, Eliza Hoxha, deklaroi se nëse qytetari lidhet direkt me deputetin, në këtë mënyrë do të rritej llogaridhënia dhe perfomanca e deputetëve.

“Për ta pasur një lidhshmëri me deputetin, problematik është sistemi zgjedhor. Secili do të kishte mundësi që të lidhet direkt me deputetin kështu do të rritej llogaridhënie si dhe vë në pah edhe performancën e deputetit”, u shpreh Hoxha.

Deputetja nga AKR-ja, Albena Reshitaj, njoftoj se do të punoj për punësimin e të rinjve në arsim dhe shëndetësi.

Derisa theksoi ajo se mbetet shqetësuese migrimi i të rinjve, raporton EO.

“Transparenca dhe llogaridhënie i mungojnë një përgjegjësi komplet në institucionet e shtetit. Jam zotuar se një fokus të veçantë do t’ia jap arsimit dhe shëndetësisë duke menduar mundësin e krijimit për punësim për të rinjtë dhe të rejat tona. Jam e shqetësuar për migrimin e popullatës, e për këtë duhet të gjithë të shqetësohen e ta ngrisin ketë problematik”.

Besian Mustafa deputet nga LDK-ja, potencoi se synimi kryesor është mirëbesimi ndërmjet qytetarit dhe deputetit, përkundër programeve politike.

“14 deputetë janë për herë të parë në Kuvendin e Kosovës. Janë zëri i ri. Prej 6 tetorit qytetarët kanë vetëm një interes që të përfaqësohet nga deputet. Mirëbesimi i deputetit me qytetarin është themeli. Duhet monitoruar ekzekutive që merr nga Kuvendi dhe ne kemi marrë këto përgjegjësi pasi kemi premtuar. Për kundër projekteve dhe programeve politike kryesore është të mos e cenojmë dhe sfidojmë mirëbesimin e tyre”.

Deputetja e AKR-së, Mirlinda Sopi, deklaroi se do të punojë në shëndetësi dhe sport përgjatë mandatit të saj.

“Ne do t’i japim një frynë të re parlamentit, do ta bëjmë kuvendin një vend të besueshëm ku do të zgjidh problemet e qytetarit”.

“Shëndetësia do të jetë fokusi im. Ka nevojë për njerëz që e duan shëndetësinë dhe Kosovën që t’i kthehet një mirëqenien. Do të fokusohem edhe në sport”, u shpreh Sopi.

Deputeti nga VV-ja, Artan Abrashi, deklaroi se legjislatura e shtatë do jetë e ndryshimit.

“Në këtë legjislaturë do të kemi përgjegjësi të madhe. Kjo pas rezultatit të 6 tetorit. Vullneti që është manifestuar ka të bëjë me kërkesën për një rol të ri të jetesës. Ka një përfaqësim të figurave të reja politike”.

“Nëse vazhdohet modeli i politikbërjes së vjetër do të ketë ndëshkim elektoral dhe pasoja. Ky standard i ri duhet të respektohet, kam shpresën se kjo do të jetë me ndryshe. Si deputet ne duhet ta ruajmë integritetin pavarësisht partisë”, ka thënë Abrashi.

Deputetët kanë deklaruar se zona zgjedhore është e duhur që të bëhet e te jetë sa më afër qytetarit.

Por, kundër kësaj doli deputeti i VV-së, Artan Abrashi duke thënë se kjo ndarje do të duhej të bëhej në një vend ne numër më të madh, raporton EO.

“Kjo ndarje do të  bëhej në një vend më të madh. Do të kishte përfaqësim më të mirë, por do të shëndrrohej në arenë zgjedhore”, tha ai.

Të ngjashme