Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe Liburn Aliu kanë vizituar dy vëllezërit Ramadani të cilët u liruan pas më shumë se 15 vjetësh burgim me vendimin e presidentit Thaçi për faljen e tyre.
Deputeti Aliu, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se lajmi për lirimin e tyre i gëzoi shumë, mirëpo sipas tij beteja për drejtësinë nuk përfundon këtu. Kjo pasi, siç thotë ai ‘vënia në vend e drejtësisë përmes një rigjykimi është e domosdoshme’.
“Kosova do të bëhet shtet i së drejtës atëherë kur të ndalojnë proceset e montuara dhe kur të gjithë të burgosurit e pafajshëm të lirohen. Kjo ditë nuk është larg”, ka shkruar Aliu.
Burim e Arsim Ramadani dhe Arben Kiqina ishin shpallur fajtorë nga Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001.
Ndryshe, Rasti “Kiqina” njihet si një ndër lëndët gjyqësore penale më të gjata në Kosovë – me 107 shqyrtime gjyqësore vetëm sa gjykohej në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.
Në vizitë, te vëllezërit Arsim dhe Burim Ramadani. Ata u liruan ditë më parë nga burgu pas një vuajtjeje prej mbi 15…
Posted by Liburn Aliu on Sunday, December 31, 2017