Fillon seanca, por votimi i demarkacionit mund të shtyhet

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 13:22 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të miratohet marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Por sipas burimeve të pakonfirmuara ka gjasa që votimi i demarkacionit me Malin e Zi mund të shtyhet për kohë të pacaktuar për shkak të mungesës së deputetëve të Listës Srpska.

Rendi i ditës së seancës së  sotme:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës;

Koha për pyetje parlamentare;

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës;

Interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës;

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi;

Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015;

Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Të ngjashme