Deputetët gjermanë kundër shkëmbimit të territoreve dhe taksës ndaj Serbisë

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 10:17 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Bundestagut, Peter Bauer nga CDU-ja dhe Christian Schmidt CSU-ja pas takimit më kreun e ekzekutivit Ramush Haradinaj kanë kërkuar që Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje për një marrëveshje paqësore.

Christan Schmid nga CSU-ja tha se kjo nuk është vizita e tyre e parë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Faleminderit qytetarët e Kosovës për mikpritjen e mrekullueshme që i kanë bërë ushtarëve tanë në mision në Kosovë”.

“…gatishmëria jonë që Kosova të i afrohet familjes evropiane është akoma dhe jemi duke punuar në këtë drejtim”.

Ai tha se kush flet për shkëmbimin e territoreve duhet të mendoj se problemet nuk mund të zgjidhen duke krijuar një problem tjetër.

“Kjo ide  do të krijonte shumë probleme që nuk do ta prekte vetëm Kosovën por gjithë rajonin”, tha Schmidt.

Kur u pyet për taksën ndaj produkteve serbe, ai tha se institucionet në vend duhet të mendojnë për punësimin e të rinjve.

“Të krijohet një zhvillim i mirë ekonomik që rinia dhe qytetarët të kenë vend pune”.

Edhe Peter Brau rikonfirmoi qëndrimin e Gjermanisë karshi idesë së shkëmbimit të territoreve, duke thënë se e kundërshtojnë në çdo aspekt.

“Ne kemi biseduar për proceset e ardhshme e dialogun që e mbështesim qe duhet të zhvillohet me tutje për Kosovën dhe Serbinë, po ashtu edhe temën për temën që është përfolur për shkëmbim territore që e kundërshtoj fuqishëm në këtë aspekt”.

“Tani në zgjedhjet parlamentare të BE ne do bëjmë rolin tonë dhe do jemi partner mbështetës për proceset e ardhshme të Kosovës me një sy kritik”.

“Gjermania ka qëndrim të qartë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, nuk mundemi me i zgjedh problemet përmes krijimit të problemeve të reja dhe ai që mendon se përmes krijimit të kësaj ideje dhe që mund të zgjedh probleme duhet të jetë i vetëdijshëm që kjo mund të krijoj probleme për Kosovën dhe rajonin”.

Deputetët e Bundestagut mbrëmë janë takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Në takim kanë pjesë edhe Agim Veliu e Lutfi Haizri, nënkryetar të LDK-së dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.

Qëndrimi i deritanishëm i LDK-së ka qenë që kufijtë shtetërorë nuk duhet të preken në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj dhe deputetët e Bundestagut, Peter Bauer (CDU) e Christian Schmidt (CSU), mbajnë konferencë për medie

Posted by EkonomiaOnline on Monday, April 1, 2019

Të ngjashme