Deputetët i kërkojnë KPMShC-së sqarime lidhur me dorëheqjen e drejtorit

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 11:21 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në mbledhjen e radhës ka diskutuar njoftimin nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit, raporton Ekonomia Online.

Mërgim Lushtaku nga PDK-ja tha se ka pasur një shkresë drejtuar Këshillit duke kërkuar dokumentacione dhe informacione më në detaje.

Ai madje ka qasje në lëndën e drejtorit të dorëhequr Nexhat Krasniqi.

Kryetarja e këtij komisionit Doarsa Kica-Xhelili  ka kërkuar më shumë lidhur me lëndën dhe atë se çfarë duhet punuar në këtë drejtim.

Fitim Haziri nga VV-ja tha se nuk kanë bazë argumentet e Këshillit, raporton EO.

“Ku është baza e argumentit për lëndët, si me ju besuar Këshillit kur nuk na kanë dhënë fakte, këtu kanë pasur anshmëri”, tha Haziri.

Edhe Besnik Tahiri nga AAK-ja tha se ka paqartësi në krejt këtë raport dhe dokumentet e ofruara.

Lexo më shumë:

Të ngjashme