Deputetët i kërkojnë ministrit Tahiri sqarime për “skandalin e noterisë”

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 14:11 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka raportuar në Komisionin për Legjislacion lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues që lidhen me Ligjin e Pagave, raporton Ekonomia Online.

Në lidhje me çështjen e skandalit të noterisë kryesuesja e komisionit, Albulena Haxhiu, i kishte dërguar letër ministrit Tahiri në emër të saj dhe për këtë ajo tha se përgjigjen është dashur t’ia dërgojë asaj sepse shkresa e dërguar ka qenë edhe nën cilësinë si deputete.

Për këtë anëtarja Xhevahire Izmaku tha se letrën e dërguar ministrit do të ishte dashur anëtarët e tjerë t’i bashkëngjisin në shkresë sepse është folur në emër të komisionit.

“Ke fol në emër të komisionit dhe i keni shkruar personalisht neve nuk na e kemi bërë CC, letrën e keni bërë publike në fb dhe e keni dërgua personalisht”.

Kryesuesja e komisionit, Albulena Haxhiu, tha se nuk është detyrë e ministrit t’ia tregojë kompetencat kryesueses së komisionit dhe se duhet t’i përgjigjet.

“Nëse nuk keni marr mendim nga agjencia kundërkorrupsion atëherë kjo duhet të vijë në pikën 0”, tha Haxhiu.

Tahiri tha se pjesë e komisionit kanë qenë gjyqtari Nehat Idrizi, profesoresha Nergjivane Dauti, noterja Merita Kostanica e disa të tjerë.

“Kanë qenë 875 persona që kanë qenë të interesuar të marrin pjesë në provimin e noterisë, 170 iu është refuzua kërkesa sepse nuk i kanë përmbushur kriteret, 600 iu nënshtruan provimit të noterisë, 230 e kanë kalur fazën me shkrim”

“Organizimi i provimit me shkrim ka qenë i ndarë në 3 grupe, ditën e shtune dhe të diel, pas përfundimit ka qenë 1 javë apo 10 ditë që kanë dalur rezultate, kanë qenë 5 anëtarë të tyre, pas përfundimit të kohës së ankesave është bërë edhe testimi me gojë cdo gjë është bërë në kohën e duhur, i vetmi organizim që ka pasur masa të larta të sigurisë ka qenë testimi i parë në Vushtrri në Akademinë për Sigurinë Publike”

“Ne konform ligjit duhet të shtohen edhe 130 noterë, sipas meje është e papranuahme me shti kaq shumë për një kohë”

“Procesi i rekrutimit të ndahet në 3 faza, tani të jetë rekrutimin për 50 persona, Faza e dytë vitin tjetër të iu nënshtrohen edhe njëherë provimit ku rekrutohen 50 noterë dhe në vitin 2021 mu bë edhe një analizë për rekrutimin e notërve të fundit ku parashihet të jenë 30”

“Detyrat i ka përgatitë komisioni, njerëzve profesionit nuk mendoj se duhët me pas hapësirë me ditë dhe për këtë e kemi bërë disa orë përpara provimit që të mos rrjedhin informacionet”

Haxhiu tha se nëse anëtarët i kanë caktuar detyrat dhe familjarët e tyre kanë qenë duke hyrë në provimi atëherë kjo është konflikt interesi.

“Nëse ata kanë pasur anëtarë familjarë dhe i kanë caktuar detyrat atëherë kjo është konflikt interesi”, tha ajo.

Edhe për këtë pyetje ministri Tahiri kishte përgjigje.

“Secili prej tyre kanë pasur kod, nuk kanë pasur emër e mbiemër, kur janë kryer detyrat në bazë të kodit janë shikuar dhe më pas janë përkthye kodet”

Tahiri tha se vetëm Gjykata mund ta kthejë në pikën 0.

Anëtari, Frashër Krasniqi tha se “si mundet krejt juristët ma të mirë e të mençur qenkan familjarë të juaj e të PDK-së”

Bilall Sherifi tha se nuk ka të drejtë askush të cilësohet si kriminel pa u nxjerr një vendim nga gjykata.

Mirëpo, deputeti Kurteshi tha se edhe Millosheviqi asnjëherë nuk u dënua si kriminel, por që është i tillë.

Deputeti Korab Sejdiu tha se ky proces ka qenë jashtë kufijve të organizimit dhe ka shumë probleme me organizimin e provimit.

Kryesuesja e Komisionit Albulena Haxhiu tha se kjo punë kërkon komision hetimor.

Të ngjashme