Deputetët kërkojnë ndryshimin e ligjit për AKI-në, kontestohet ligjshmëria e inspektorit Ramadani

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 12:46 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar mbledhja e komisionit në të cilin raportoi Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Burim Ramadani për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komisionit Fatmir Xhelili, njoftoi se kanë rekomanduar disa ndryshime në inspektime, por thotë ai se AKI-ja nuk ka pasur inspektor për 9 muaj.

Po ashtu tha Xhelili se e meta tjetër e AKI-së që u kërkua nga deputetët ishte përmirësimi i njohurive te zyrtarët.

“Inspektori raportoi për auditimet dhe inspektimet që kanë ndodhur. Agjencioni nuk ka pasur inspektor për 9 muaj. AKI ka bërë një punë te suksesshme për vitin 2018 dhe është në përfundim raporti për vitin 2019 i cili do të jetë në korrik”.

“Ka pasur inspektime të jashtëzakonshme dhe të gjeturat kanë dalë me rekomandime që disa lëshime me u rregullua”.

“Nuk është detyrë e inspektorit me raportua për këtë gjë. inspektori nuk ka pasur detyrë e as nuk ka pasur pyetje prej deputetëve”.

“Përmirësimi i njohurive të zyrtarëve për detyrat e tyre. Një nga e meta ka qenë plotësimi i njohurive”, ka thënë Xhelili.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj potencoi se kërkuan ndryshim të ligjit të AKI-së.

Siç tha Rexhaj, Lëvizja Vetëvendosje nuk u pajtua as për ligjshmërinë e drejtorit pasi siç tha ai i njëjti ka bartur poste partiake, raporton EO.

“Duhet të ketë një perceptim të ri dhe hapje të ligjit pasi është aprovuar qysh moti. Duhet të ndryshohet dhe të ketë pajtim mes deputetëve e kjo duhet te arrihet për të mire të agjencisë”.

“Ne nuk jemi pajtuar për ligjshmërinë e tij dhe e drejtorit pasi kanë bartur poste partiake”, tha Rexhaj.

Të ngjashme