Deputetët kërkojnë nga KGjK-ja raport të detajuar për lëndët e zgjidhura

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 11:16 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka miratuar Raportin vjetor financiar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Tanush Karaçi anëtare e KGjK-së ka thënë se është dhënë opinion i mirë nga zyra e Auditimit.

“Zyra e Auditimit e ka nxjerrë një raport sipas të cilit ka rezultuar se është dhënë një opinion i mirë”.

“Te performanca e gjyqtarëve çdo pas mandatit 3 vjeçar çdo njëri kontrollohet dhe asnjëri nuk mundet me i shpëtuar performancës ose ka me i ra me short”.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar që në KGjK në formë tabelore të dihet zgjidhja e lëndëve në vitin 2018/19 dhe të bëhet një krahasim i efikasitetit të punës.

“KGjK-ja duhet të propozim në formë tabelore zgjidhjen e lëndëve për vitin 2018/19 dhe të bëhet krahasimi se a ka pasur rezultat apo jo”.

“Për neve është e rëndësishme se a është ngrit efikasiteti i punës së gjyqtarëve. Lëndët i keni prezantuar dhe i keni shkruar 92% të lëndëve dhe a keni filluar me pas gjykime telekonferenca. Sa po ngritet efikasiteti të  lëndëve në gjyqësorë?”.

Drejtor i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGjK-së Shkëlzen Maliqi ka thënë se për çdo vit vlerësohen 1/3 e gjyqtarëve sepse ai ka thënë është e pamundur të vlerësohen 406 gjyqtarë brenda vitit.

“Në këtë raport është paraqit numri i gjyqtarëve që janë vlerësuar në vitin 2019, dhe 1/3 e gjyqtarëve është vlerësuar në vitin 2019”.

“Është e pamundur që 406 gjyqtarë të vlerësohen brenda një viti dhe pastaj është bërë që 1/3. Ne nuk kemi pasur pengesë për pagat e stafit, mirëpo s’kemi pasur mundësi me i shpallë për shkak të vendimeve”.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se nëse shikohen raportet financiare gjithmonë më shumë ka pasur pozita të aprovuara se sa që janë punësuar, raporton EO.

“Nëse shikohen raportet financiare gjithmonë keni pasur më shumë pozita të aprovuara se sa që i keni punësuar”.

“Duke pas për bazë rëndësinë e sektorit që po flasim diçka që nuk e keni kryer ju dhe ka qenë përgjegjësi e juaja dhe mos gjani arsyetime të pa qëndrueshme dhe keni marr dhe shtesa dhe keni pasur pare me marr shtesa”.

Të ngjashme