Deputetët kërkojnë që ish- Burgu i Prishtinës të shpallet Muze

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 15:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, Liburn Aliu pas mbledhje së këtij Komisioni ka thënë që unanimisht të gjithë anëtarët kanë kërkuar nga Qeveria që ish- Burgu i Qarkut të Prishtinës të shpallet Muze, raporton Ekonomia Online.

Aliu tha se Komisioni vendosi t’i bëjë kërkesë kryeministrit që ish- burgu i Prishtinës të shpallet muze. Ai ka thënë se gjeneratat e ardhshme mund të kujtojnë torturat që u janë bërë ish- të burgosurve politik shqiptar gjatë viteve të 8-‘ta dhe 90’ta.

“Komisioni për të drejtat e njeriut në këtë Kuvend bitin e kaluar  ka bërë një kërkesë të ngjashme prandaj ky komision vendosi t’i bëjë një kërkesë tjetër që ky burg të shpallet muze. Është e rëndësishme të shpallet. Hapësirat janë siç kanë qenë në vitet 80’ta dhe 90’ta  dhe përmban në vete histori të shumta të rezistencës. Ai burg përmban histori të shumta të torturave të ish të burgosurve politik, kujtime të heronjve e dëshmorëve që kanë vedekur nga tortura. Është e rëndësishme që ai burg të shpallet muze. Procedurat të jenë sa më profesionale dhe gjernatat që vijnë të kenë mundësi të kujtojnë rezistencën e të burgosurve”, tha Aliu.

Ai po ashtu ka thënë se kanë diskutuar edhe për dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiu sidomos në rajonin e Prizrenit.

“Temë tjetër ishin dëmet e shkaktuara nga reshjet në tërë Kosovën por në veçanti në  Mamushë dhe Prizren. Javën e ardhshme do të bëjmë një vizitë dhe të shohim hapat e ardhshëm që duhet të marrim”, tha ai.

Të ngjashme