Deputetët kërkojnë të merren masa për t’iu siguruar të rinjve vende pune në Kosovë

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 16:37 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë debatit parlamentar në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare, sipas kërkesës së deputetit Fidan Rekaliu, mbështetur edhe nga 5 deputetë, parashtruesi i kërkesës tha se të rinjtë po largohen nga Kosova për të kërkuar punë jashtë vendit për shkak të papunësisë në vend.

“Të rinjtë largohen nga Kosova për të kërkuar punësim jashtë dhe ikin nga gjendja e rënduar dhe papapunësia nga Kosovë. Sot është momenti që Kuvendi të vendosë, situata në terren për punësim është dëshpruese. Për fajin e politikës dhe qeverisjes së keqe nuk kemi programe të suksesshme për ndërmarrësi e cila ofron mundësi të shumta për punësimin e të rinjve”.

“Mbi 20 mijë studentë të diplomuar janë të papunë. Është në dorën e politikës të merren masa konkrete”, tha Rekaliu.

Andin Hoti, në emër të GP të PDK-së, tha se gjendja e rinisë është çështja më e rëndësishme, raporton Ekonomia Online.

“Shqetësimi për gjendjen e rinisë në Kosovë është çështja më e rëndësishme. Kuvendi dhe Qeveria duhet të kenë strategji për rininë, duhet të ndërmerren masa urgjente për krijimin e lehtësirave për rolin e tyre në shoqërinë tonë, për mbështetje të të rinjve ndërrmarrës. Ju ftoj të harmonizojmë këtë rezolutë, ta shtyjmë përpara”.

Adem Mikullovci, në emër të GP të LVV-së, tha se mosperspektiva e rinisë së Kosovës po ndikon në natalitetin e Kosovës.

“Sot punësimi është bërë emër i imagjinuar, mosperspektiva e rinisë së Kosovës po ndikon në natalitetin e Kosovës. Më e keqja është se nuk di të tregojë se cila është rruga për të zgjidhë këtë, rrugë pa dalje, rrugë qorre”.

Frashër Krasniqi, në emër të GP të PSD-së, tha se Kosova nuk ka as kushte elementare për rini të shëndoshë, raporton EO.

“Ne nuk kemi as kushte elementare për rini të shëndoshë, as për njerëz që vendosin me u plakë në shtetin tonë, që nuk kanë as kushtet elementare të jetesës së tyre. Kemi një shtet që është pranë kolapsit, pranë sistemit të arsimit, diplomat blehen, ligjëruesit më të mirë po ikin nga ky vend”.

Zafir Berisha, në emër të GP të Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Kosova ka situatë alarmante me të rinjtë edhe me drogën, alkoolin.

Të ngjashme