Deputetët kërkojnë ulje të shpenzimeve në RTK

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 13:38 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati pas mbledhjes tha se se është miratuar raporti i Trustit me ulje të shpenzimeve prej 600 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se e kanë diskutuar raportin e RTK-së ku është kërkuar që të ketë ulje të shpenzimeve dhe inkasimit të të hyrave.

“Për RTK-në, kishte diskutime për sa i përket qendrueshmërisë afatgjatë të RTK-së”.

“Gjendja e cila është tani, nuk është që ka qendrueshmëri afatgjatë, pa pasur ristrukturim të thellë e po ashtu, pa pasur një rritje të të hyrave”.

“Pra një menaxhim të mirë, ulje të shpenzimeve të panevojshme, ristrukturim sa i përket stafit dhe menaxhim më të mirë të shpenzimeve”, ka thënë Murati, raporton EO.

Të ngjashme