Deputetët komentojnë terminologjitë diasporë dhe mërgatë, të mosbëhen përkufizime

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 14:42 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ka shqyrtuar Projektligjin për Diasporën, raporton Ekonomia Online.

Aty u diskutua për dy kategorizime që i përkasin këtij projektligji si pjesëtar i diasporës dhe mërgimtarë.

Sipas diskutimit të deputetëve, anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme, një përkufizim i tillë, i nënkategorizon të dy palët, sipas tyre, terminologjia “pjesëtar i diasporës”, nënkupton dikë i cili është pjesë e diasporës e që nuk e ka në plan të kthehet në vendlindje.

Bdërsa terminologjia “pjesëtar i mërgatës”, u tha se nënkupton dikë që jeton në një shtet të huaj e që dëshiron që në një ta ardhme të kthehet në vendlindjen e tij apo saj.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Galuk Konjufa u shpreh se pjesëtarët e diasporës dhe mërgata janë një terminologji dhe sipas tij, nuk ekziston ndonjë dallim në këtë çështje.

“Është mirë me ua shpjeguar njerëzve që përkthimi që po e bëni për diasporën nuk është bash i saktë, që po përmendet “Fara e Humbur” shpesh këtu mendoj që përkthimi ma i saktë është e ndarë, nuk kisha pas qefë që me pas kësi interpretime kaq negative dhe me ua shtjelluar njerëzve që nuk është bash përkthim i saktë”.

“Tu dashtë ne me tregu që edhe mërgata është aty është sikur me dashtë me zhvendosë mërgatën deshëm apo s’deshëm ne, kjo e implikon menjëherë atë pasojë, në momentin që themi edhe mërgata, kjo konceptualisht i bien që ti këtë ligj e kë bë për ata që nuk kanë me u kthyer e që janë në diasporë, mirëpo ne kemi menduar edhe për mërgatën, kur themi “edhe”, mendojmë që është problematike për këtë pjesë”.

“Në momentin që e përmendim mërgatën atëherë e shton si një kategori e cila në të vërtetë është një nënkategori dhe kjo e implikon me vetë fjalën ‘edhe’. Askund nuk ekziston ky dallim vetëm nëse e zbulojmë ne”, u shpreh Konjuca.

Konjufca u shpreh se ky term është rimarrë qysh nga koha e rilindjes kombëtare.

“Jo për besë na këta e kemi rimarrë se ky është term i rilindjes kombëtare, termi mërgimi është prej shqiptarëve tanë të rilindjes”, u shpreh Konjufca.

Ndërsa kryesuesja e komisionit, Vjosa Osmani, tha se në Ligjin për Diasporën duhet të kihet parasysh mundësia që dy terminologjitë “Diasporë” dhe “Mërgatë” të jenë ekzistente.

“Nëse e bëjmë kështu, atëherë duhet me e shikuar edhe terminologjinë edhe në pjesë tjetër të ligjit, ku shkruhet pjesëtari i diasporës, me e shkruar pjesëtari i diasporës apo mërgatës”.

Osmani shtoi se nëse përkufizimi mes pjesëtarëve të diasporës vlen edhe për ata të mërgatës, atëherë këtu nuk nënktegorizohet askush nga ta, raporton EO.

“Nëse themi që përkufizimi për pjesëtarët e diasporës vlen edhe për pjesëtarët e mërgatës, pse po e bojshim si nënkategori, e barazojmë faktikisht, nuk e bëjmë nënkateogri, jemi tu thënë që i njëjti përkufizim vlen si për pjesëtarin e diasporës po ashtu edhe për atë të mërgatës, nuk është nënkategorizim. Unë nuk jam e interesume me prodhuar një ligj për diasporën për të cilin ka me pas më shumë ankesa e kritika nga mërgata jonë se sa ka pas për ligjin e deritanishëm”, tha Osmani.

Sipas deputetit, Dukagjin Gorani nga Partia Socialdemokrate, termi “Mërgatë” është një term historik dhe nuk duhet të përjashtohet as nga fjalori, por as nga Ligji për Diasporën.

“Mërgata është një pasojë historike, termi ‘diasporë’, është i përgjithshëm, ne kemi mërgatë e ndoshta nuk do kemi në të ardhmen, por historikisht kemi pas dalje të njerëzve në mërgim, nuk mendoj që termet që ne i përdorin duhet të jenë të përgjithshme dhe universale, mendoj që termi diasporë është universal, por mendoj që termi diasporë e ka një autenticitet historik të shoqërisë kosovare e shqiptare”, tha Gorani.

Lexo më shumë:

Të ngjashme