Deputetët-komisionit për demarkacion: Pse është proceduar në Kuvend raporti preliminar?

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 13:48 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetërorë, ka prezantuar para komisionit parlamentar për Punë të Jashtme raportin me të gjeturat për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Pas anëtarët e këtij komisioni kanë paraqitur të gjeturat mbledhja e komisionit ka vazhduar me pyetjet e deputetëve, raporton Ekonomia Online.

Aida Dërguti, deputete e VV-së, ka pyetur anëtarët e komisionit me në krye Shpejtim Bulliqin se pse në Kuvend është proceduar raporti preliminar e jo raportit përfundimtar më të gjeturat.

“Raportin përfundimtar keni thënë se del pasi që të dalin hulumtimet, por ju keni ardhur me raport preliminar, pse qeveria e ka proceduar projektligjin me raport preliminar se ne në Kuvend nuk guxojmë të marrim vendime pa pas përfundim të raportit”, tha ajo

Bulliqi, pati arsyetim për këtë çështje duke thënë se Qeveria ka kërkuar që urgjentisht që të jepet një përfundim sa i përket kufirit me Malin e Zi.

“… duhet para vitit të ri të paraqesin një raport”, tha Bulliqi se u është kërkuar nga Qeveria.

Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, tha se me të gjeturat e prezantuar Kosova ka menaxhuar me pjesën e kontestuar ndërsa sipas marrëveshjes së nënshkruar ajo pjesë i takon shtetit fqinjë.

Blerim Isufi, anëtar i komisionit, tha se ka pjesë që i takojnë Kosovës më të cilat ka menaxhuar Mali i Zi.

“Ka pjesë të Malit të Zi, qe menaxhohen nga Kosova, si është e mundshme që territorin që kemi menaxhua ne që është më i madh ta merr mali i zi. Duhet të rishikohet ehe një herë se pse kontrolli efektiv është ndërrua”.

Zafir Berisha nga Nisma, pyeti se a ekziston mundësia midis që dy komisionet të gjendet një mes dhe të tejkalohet kjo?

Bulliqi përgjigjet duke thënë se të gjitha institucionet duhet të bashkohen në mënyrë që të zgjidhet ky problem, duke mos cenuar integritetin e vendit, por duke zhbllokuar këtë proces.

“Vërtetë unë e ndjej këtë peshë të punës tuaj, dy të vërteta në këtë fushë nuk mund të jenë këtu është vetëm një e vërtetë, ka mundësi zgjidhje. Kemi bërë përpjekje me gjet një solucion të mesëm për me kaluar këtë problem, por s’ka pas sukses, nuk guxojmë të rijmë peng gjithmonë duhet kërkuar zgjidhje”.

Të ngjashme