Deputetët kritikojnë Zyrën e Kryeministrit për ndarje të subvencioneve

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 13:33 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike, ka shqyrtuar raportin e auditimit për vitin 2018 të Zyrës së Kryeministrit, raporton EkonomiaOnline

Kryesuesi i Komisionit, Driton Selmanaj, tha se deri në fund të vitit 2018 për organizatën “Lets Do It Kosova”, janë ndarë rreth 800 mijë euro dhe janë anashkaluar procedurat për financimin e OJQ-ve.

“Vendimi i Qeverisë për themelim të Task-Forcës për pastrim me fushatën ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, në vlerë 815 mijë euro. Është paraparë pastrimi i të gjitha komunave. Deri në fundvit janë pagua mbi 800 mijë euro dhe janë anashkaluar procedurat për financimin e OJQ-ve. Nuk ka kontratë në mes të zyrës së Kryeministrit dhe ta pastrojmë Kosovën. MMPH do të duhej të merrej por e ka bërë ZKM. Nuk ka raport financiar vetëm raport përmbledhës”, tha ai.

Selmanaj tha se sipas raportit të auditimit 32 mijë euro, janë ndarë për rivarrimin e heronjve pa kontrata. Ai tha se shqetësim mbetet se subvencionet dhe transferet me këtë legjislaturë janë rritur për mbi 3 milion euro.

“32 mijë euro janë shpenzuar për rivarrimin e heronjve pa kontrata. Shpenzimet kapitale 97 për qind. Janë 12 projekte nga viti i kaluar asnjë i ri për viti aktual. Pse shërbime që i takojnë mallrave dhe shërbimeve me buxhet të buxhetit kapital. Subvencionet dhe transferet janë rritë mbi 3 milion mbi. Është rrit buxheti. Edhe 30 mijë euro ‘Lets do it Kosova’ iu janë nda nga kjo zyre. Mangësi në dhënien dhe monitorimin e subvencioneve. Për 51 rast nuk ka vlerësime”.

Selmanaj pyeti se pse ka ndodh që iu ka dhënë kësaj organizate ky buxhet.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi, tha se në kuadër të vlerësimit që e ka sjellë ministri Matoshi është vendosur që ky buxhet të derdhet në këtë organizatë.

“ZKM nuk është marrë me këtë projekt, por MMPH. Në kuadër të vlerësimit që e ka sjellë ministri Matoshi është vendosur që ky buxhet të derdhet në këtë organizatë”, tha ai.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, tha se është shqetësuese se si kësaj organizate i janë ndarë mjete pa asnjë procedurë.

“Unë mendoj që ndarja e këtyre mjeteve pa asnjë procedurë është shqetësuese. Të ndahen gjithë ato pare pa asnjë procedurë kjo nuk do koment, mendoj që dikush duhet me marrë përgjegjësi”.

“Ne konsiderojmë që kjo është gjetje e qëndrueshme dhe nuk duam të japim tjera komente”.

Të ngjashme