Deputetët kundër ndëshkimeve për mungesën në seancë

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 13:34 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati për pikën e tretë të rendit të ditës për Projektligjin për Pagat në të cilin aktualisht po votohet për 77 amendamentet një për një, raporton Ekonomia Online.

Amandamentet 19 dhe 20 nuk kaluan. Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu tha se dy amendamentet që nuk kaluan janë një fatkeqësi pasi që ata kanë pasë propozimi që deputetët që nuk marrin pjesë në seanca të u hiqet nga paga bazë.

“Dy amandamemtet që nuk kaluan janë një fatkeqësi pasi që paga e deputetit është goxha e madhe me 8 pike koeficientin nuk kanë nevojë për shtesa”.

“Qëllimi i këtij amendamenti ka qenë që deputetët të cilët nuk marrin pjesë në seanca të u hiqet nga përqindja e pagës bazë”.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli pati replikë për Albulena Haxhiun.

“O e kom ditë që ju keni me ja ulë pagat vetit”.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin, Projektligji për Paga, Projektligji për zyrtarët publikë etj

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, February 2, 2019

Të ngjashme