Deputetët marrin mbështetjen e Gjermanisë për vizat – Abazi: Grenelli qytetar i rëndomtë i ShBA-së

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 12:38 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtë dhe Diasporë Haki Abazi, ka folur pas takimit me ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde, raporton Ekonomia Online.

Abazi tha se diskutimi me ambasadorin ishte i ndarë në disa fusha duke nisur nga liberalizimi i vizave, dialogu dhe bashkëpunimi i ndërsjellët i të dyja shteteve.

Për vizat ai tha se përkushtimi i Gjermanisë ëhstë që ky proces të përfudnojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Diskutimi ndërmjet Komisionit dhe ambasadorit u shtri në disa drejtime por kryesisht liberalizimi i vizave ishte një nga temat që biseduam. Sigurisht që përkushtimi i Gjermanisë është që ky proces të përfundoi sa më shpejtë që është e mundur dhe edhe rekomandimet e ambasadorit ishin të arsyeshme”, tha Abazi.

Abazi shtoi se i kupton shtetet që janë skeptike në procesin e liberalizimit të vizave.

Ai u pyet se nëse procesi i vettingut dhe Raporti i KE-së mund të ndikojë për të keq në krejt procesin e liberalizimit të vizave.

“Kemi një pajtueshmëri që vettingu ka qenë plotësisht mirë i analizuar në disa aspekte, na duhet angazhimi i Bashkimit Evropian për tu monitoruar. Por është e domosdoshme që Kosovës i duhet një sistem i drejtësisë me kritere të qarta”, u përgjigj Abazi.

Ai mes tjerash foli edhe për vizitën e ish-emisarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe deklaratat e tij, duke e quajtur atë si një qytetar i rëndomtë i ShBA-së.

“Kosova është shtet i lirë dhe demokratik dhe lejohet çdokush të vij në Kosovë. Por në këtë rast sjellja e një qytetari të rëndomtë të ShBA-së në kuadër të deklaratave është aspekt tjetër, Grenelli është i respektuar te ne, por nga aspekti institucional ka përgjegjësi tjera”.

“Sa i përket sektorëve, ne biseduam për aspektin e tranzicionit energjetik dhe investimet e shtetit gjerman, dhe mendoj në procesin e  tranzicionit ne kemi shumë hapësirë në energji dhe në realizimin e bllokut rregullues Shqipëri-Kosovë”, tha tutje Abazi sa i përket çështjes se energjisë.

Sa i përket procesit të dialogut Abazi tha se u diskutua dhe u rekomanduan nga ambasadori që ky proces të bëhet në mënyrë konstruktive dhe që të mos bëhet peng për shumë çështje të Kosovës.

“Aspekt tjetër qe biseduam ishte edhe intensifikimi i takimeve të shpeshta në mes komisioneve për Punë të Jashtme në mes dy shteteve, dhe poashtu që dialogu të bëhet në mënyrën më konstruktive të mundshme, dhe të mos bëhet ky dialog peng për zhvillimet tutje”.

“Kosova nuk duhet të matet në progresin e saj vetëm përmes dialogut, sepse krejt kjo e ka shtyrë Serbinë që të pronlogojë në këtë situatë”.

Tutje Abazi tha se bisedime ka pasur edhe për vazhdimin e bashkëpunimit dhe shtrirjen e investimeve gjermane, raporton EO.

“Poashtu biseduam edhe për diasporën tonë atje në Gjermani dhe vazhdimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy shteteve, e poashtu biseduam edhe për investimet e kompanive gjermane dhe investime që priten të vinë shumë shpejtë, për përmasimin e klimës në Kosovë”.

Të ngjashme