Deputetët Millaku e Haxhiu ofendojnë njëri-tjetrin, shkak një mjek turk

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 11:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy deputetë në Komisionin për Shëndetësi kanë ofenduar njëri-tjetrin, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e VV-së, Drita Millaku, iu drejtua ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, me pyetje për spitalin “Aloka” dhe një prej doktorëve turk në këtë spital, i cili sipas saj edhe pak skandalit me stenta ai vazhdon punën.

Ndaj pas kësaj ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili i tha se asgjë nga çka tha nuk është e vërtetë.

Millaku tha se për këto do të ngre padi për shpifje.

“Ka nevojë ligji të pësojë ndryshim sepse ka defekte. Ky ligj është bë me qëllim për ndarje të komunave serbe. Pse i është dhënë licenca spitalit ‘Aloka’, pavarësisht se është i implikuar në rastin stenta”.

Ndërsa sipas Haxhiut, doktori turk është shembull që duhet të ndiqet.

“Dritë të dëgjova deri në fund, kurgjo nuk ia ke qëlluar. Doktori Mahmut Kaçamaku është doktor që duhet të merret shembull”.

Millkau më pas ka akuzuar e ofenduar Haxhiun, duke e quajtur bashkëpunëtorë të UDB-së, madje i tha se ka edhe qendra të masazhit për të cilat po dyshohet se po shfrytëzohen për prostitucion.

“UDB-në e keni ju në mes. Kërkoi nga kryetarja që t’ia ndërpresë fjalën. T’i mundesh ne u marrë me qendrat e masazheve që kanë lulëzuar, janë tuat ju po i licenconi”.

“U pa edukata grahi qaty. ShIK-u nuk ka nevojë me ardhur me na drejtuar.  Nuk e pata më plan me politizuar rastin. Sepse nuk e di kur ka ardhur ai person. Ky është shumë i vogël me bë kësi vlerësimesh. Kishe po foli”.

Më pas Haxhiu ka akuzuar Millakun se familjarë të saj kanë bashkëpunuar me regjimin serb.

“Kështu të vogël na ka pasë vlerësuar edhe Serbia por i kemi dalë boll edhe atyre familjarëve tu që kanë bashkëpunuar me ta”.

Të ngjashme