Deputetët serbë shmangin me këtë veprim humbjen e mandateve

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 15:19 | Nga

Edhe pse deputetët e Listës Srpska nuk kanë marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, disa deputetë të kësaj Liste janë paraqitur sikur të kenë qenë në seancën e sotme, njofton rtk2.

Theksohet se kartelat që deputetët i bartin më vete me rastin e evidentimit të pjesëmarrjes në seanca, gjenden në aparatura. Në kartela shihen qartë emrat e deputetëve që u përkasin.

Nga Lista Srpska të martën është kumtuar se “të gjithë deputetët e Srpska ditëve të fundit dhe javën e fundit e kishin vizituar për një kohë të shkurtër Parlamentin e Kosovës për t’u regjistruar në evidencën e të pranishmëve dhe kështu kanë penguar shumicën shqiptare që t’iu merren mandatet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme