Deputetët shkojnë në pauzë

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Ende pa filluar mirë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë kërkuar që të shkohet në pauzë prej 10 minutash.

Në fakt ishte grupi parlamentar i PDK-së i cili kërkoi këtë pauzë për shkak që të diskutonin në lidhje me ndryshimet në rendin e ditës në këtë seancë.

Theksojmë se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës po mbahet me inicimin e PDK-së në lidhje me pakon emergjente ekonomike në vlerë prej 320 milionë eurove gjatë kohës së pandemisë. 

Të ngjashme