Deputetët të painteresuar për fjalimin e Thaçi, kërkon qeverisje më efektive

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 15:23 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti, Hashim Thaçi, në fjalimin e fundvitit në Kuvend, tha se Kosova do ta ketë sfidë arritjen e marrëveshjes me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Kjo sepse shteti serb tha ai ka kryer gjenocid mbi popullatën civile, por që tash është koha që të shikohet nga e ardhmja në mënyrë që të mos përsëriten luftërat.

Thaçi ka thënë se rasti për marrëveshje me Serbinë nuk duhet të humbet.

Por gjatë raportimit të Thaçit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në sallë nuk ishin të pranishëm deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Lista serbe.

“Sfida për arritje të marrëveshjes me Serbinë, ngase ka vrarë 12 mijë civilë shqiptarë ka dhunuar 40 për qind e infrastrukturës u shkatërrua nga shteti i Serbisë. Është koha të shikojmë të ardhmen, të mos ketë kurrë luftë, tragjedi por të shikojmë kah paqja, progresi. Ky ekip ka legjitimitet autoritetin për të kryer angazhimet e veta. Marrëveshja me Serbinë të jetë gjithëpërfshirëse, duhet t’i sjellë Kosovës njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB”.

Thaçi, në fjalimin e funditvitit para ligjvënësve kosovarë ka folur për procesin e dialogut me Serbinë dhe letrat e Presidentit të Francës, Emmanule Macron dhe Presidentit të Amerikës , Donald Trump.

“Duhet ta marrim me seriozitet ftesën e presidentit Trump që thotë se ju dhe liderët e Kosovës duhet ta shfrytëzoni këtë moment historik dhe të gjeni momentumin për paqe. Nëse humbim këtë rast siç thotë edhe presidenti Trump do ishte kthim tragjik, do humbasim një mundësi që nuk do të përsëritet për një kohë të gjatë. Prandaj të nderuar kryetar, deputetë si president, konfirmoj se Kosova është gati për dialog, Kosova zotohet se do arrijë marrëveshje finale me Serbinë, që do thotë njohje dhe anëtarësim i Kosovës në OKB”.

“Nga një vend i shkatërruar nga shteti i Serbisë jemi ngritur një shtet të pavarur dhe sovran, në shtet me zhvillim ekomomik. Me institucione të qëndrueshme e demokratike, me suksese në arsim, shkencë e kulturë, i kujtuam sakrificën për liri. Do jemi përherë mirënjohës për ata që dhanë jetën për liri. Zotohemi se do bëjmë çdo gjë që vuajtjet të mos përsëritet për askë”.

Ai vitin 2018 e ka cilësuar si vit të suksesshëm për zhvillimin ekonomik, të arritur në arsim, shëndetësi, sport e kulturë.

Thaçi ka falënderuar Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe spektrin politik për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Fillimi i 2018 shënon sukses shumë të rëndësishme për Kosovën, për çka falënderoj kryetarin, kryeministrin, deputetë që votuat demarkacionin me Malin e Zi dhe që sakrifikuat për mosthemelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Si president zotohem se diçka të tillë nuk do të ndodhë në asnjë rrethanë, pra themelimi i një asociacioni që do ta defunksionalizonte shtetin e Kosovës”.

“Në të gjitha këto forume kemi bërë të qartë së Kosova është për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë. Edhe viti 2018 ka pasur momente kur kemi përjetuar humbje, sivjet kemi humbur Adem Demaçin dhe Fadil Vokrrin. Nuk ka fjalë që përshkruhen për këtë humbje. Do ta ruajmë kujtimin për ta. Këtë dhimbje e kemi përjetuar edhe me mos pranimin e Kosovës në Interpol. Jam krenar që si shtet kemi plotësuar çdo kriter edhe për anëtarësim në Interpol edhe për liberalizimin e vizave”.

“Jemi përballë edhe me plagë nga e kaluara. Jam ndier krenar sidomos me të arriturat e artistëve dhe sportistëve tanë.  Si president iu gëzova faktit që kam dekretuar pakon për reformën e drejtësisë. Që nga dita e parë në zyrën e presidentit jam angazhuar të përkrahë pakon e drejtësisë”.

Thaçi, ka thënë se është ndjerë i lumtur që në zyrën e tij kanë shkuar për dekretim gjatë vitit 2018 pakoja e ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri.

Në fjalimin e fundvitit në Kuvendin e Kosovës, Thaçi ka thënë se vendi ka nevojë për qeverisje më të mirë.

“Kosova ka nevojë për qeverisje më efikase, do të angazhohemi të gjithë sepse qeverisja e vendit të jetë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve. Çdo punë e mirë do ta ketë përkrahjen time dhe çdo punë e keqe do ta ketë mesazhin tim”.

“FSK-ja do të vazhdojë të mbetet forcë profesionale për mbrojtje të paqes në rajon dhe më gjerë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme