Deputetët votojnë Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 15:22 | Nga Valbona Bytyqi

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë votuar Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i cili u miratua me 84 vota për.

Për këtë projektligj nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, raporton Ekonomia Online.

Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” nuk arriti të votohej gjatë seancës së kaluar, për shkak të mungesës së kuorumit.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/deputetet-as-sot-nuk-e-votuan-projektligjin-per-kompleksin-memorial-adem-jashari/

Të ngjashme